Ligj

për disa ndryshime në ligjin nr.8167, datë 21.11.1996 "Për shërbimin shëndetësor stomatologjik"

Ligji nr. 8414, datë 1 tetor 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8414
Data e miratimit
1 tetor 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 25, 23 tetor 1998
Hyn në fuqi
7 nëntor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 1998-10-23

LIGJ

Nr.8414, datë 1.10.1998

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8167, DATË 21.11.1996 "PËR SHËRBIMIN

SHËNDETËSOR STOMATOLOGJIK"

Në mbësh tetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.8167, datë 21.11.1996 "Për shërbimin shëndetësor stomatologjik", neni 3

ndryshohet si vijon:

"Shërbimi shëndetësor stomatologjik, profilaktik dhe mjekues mbulohet nga buxheti i shtetit:

1. Plotësisht:

a) për moshat nën 18 vjeç;

b) për të shtruarit dhe për ata që trajtohen në institucionet spitalore, shtetërore, për rastet e

mjekimeve urgjente;

c) për kategori individësh, të përcaktuara në dispozita ligjore;

ç) për shërbimin e urgjencave stomatologjike, për moshat mbi 18 vjeç, sipas përcaktimeve të

bëra nga Ministria e Shëndetësisë;

d) për trajtime mjekësore stomatologjike, në terapi dhe kirurgji, në departamentin e

stomatologjisë së Fakultetit të Mjekësisë.

2. Pje sërisht, me tarifa të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe të miratuara nga

Ministria e Financave:

a) për shërbime stomatologjike, ortopedike në departamentin e stomatologjisë së Fakultetit të

Mjekësisë;

b) për shërbime stomatologjike në institucio net shtetërore, pa subvencion nga shteti ose me

drejtim ekonomik."

Neni 2

Neni 11 ndryshohet si vijon:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.