Për ushqimet e blegtorisë
Ligji nr. 8411, datë 1 tetor 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 8411
- Data e miratimit
- 1 tetor 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 25, 23 tetor 1998
- Hyn në fuqi
- 7 nëntor 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 1998-10-23
LIGJ
Nr.8411, datë 1.10.1998
PËR USHQIMET E BLEGTORISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është:
1. Mbështetja e shtimit të prodhimit të produkteve blegtorale.
2. Sigurimi i cilësisë, sipas standardeve të miratuara, të produkteve shtazore për aq sa ato
ndikohen nga ushqimi.
3. Mënjanimi i dëmtimit të shëndetit të kafshëve nga përdorimi i ushqimeve.
4. Mbrojtja nga mashtrimi në prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve për kafshët , të lëndëve
shtesë dhe parapërzierjeve.
Neni 2
Fushat e ligjit
Ky ligj zbatohet në:
a) produkte me origjinë bimore, shtazore e minerare, si dhe në preparatet kimiko -industriale,
të cilat, veçmas ose të përziera midis tyre, destinohen për t'u përdorur për të ushqyer blegtorinë;
b) prodhimin, përpunimin, tregtimin, inspektimin dhe kontrollin e ushqimeve për kafshët
Neni 3
Përkufizimet
Në këtë ligj termat e përdorur kanë këtë kuptim:
1. Blegtori quhen kafshët dhe shpendët e të gjitha specieve me interes zooteknik.
2. Ushqime për blegtorinë quhen lëndët, të cilat veçmas (ushqime të veçanta), në përzierje me
njëra-tjetrën (përzierje ushqimore) ose me lëndë shtesë, në gjendje të pandryshuar ose të përpunuara,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 84/2013 · Për shfuqizimin e ligjit nr. 8411, datë 1.10.1998 “Për ushqimet e blegtorisë”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.