Ligj

PËR AZILIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 8432, datë 14 dhjetor 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 26 janar 2009.

Numri
8432
Data e miratimit
14 dhjetor 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 11 janar 1999
Hyn në fuqi
26 janar 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 1999-01-11

LIGJ

Nr.8432, datë 14.12.1998

PËR AZILIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

1. Me këtë ligj Republika e Shqipërisë u njeh të drejtën për azil a mbrojtje të përkohshme të

gjithë të huajve që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, qofshin këta refugjatë apo persona të tjerë

dhe që kërkojnë azil në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe me konventat ndërkombëtare ku

Shqipëria është palë.

2. Ky ligj rregullon kushtet dhe procedurat për dhënien dhe heqjen e azilit në Republikën e

Shqipërisë, si dhe të drejtat e detyrat e refugjatëve dhe të personave nën mbrojtje të përkohshme.

Neni 2

Azili

Azil është mbrojtja që Republika e Shqipërisë u jep refugjatëve dhe personave nën mbrojtje të

përkohshme. Me azil nënkuptojmë të drejtat dhe detyrat e parashikuara në Konventën e Gjenevës “Për

statusin e refugjatëve” të 28 korrikut 1951 dhe Protokollin e Nju- Jorkut 1976, në traktatet

ndërkombëtare ku Shqipëria është palë, si dhe në legjislacionin shqiptar.

Neni 3

Azilkërkues

Azilkërkues quhet i huaji që kërkon azil për një nga arsyet e parashikuara në nenet 4 dhe 5 të

këtij ligji.

Neni 4

Refugjati

Refugjat është i huaji që për shkak të frikës së bazuar të persekutimit për arsye të racës,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 26 janar 2009 · 10060 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8432, DATË 14.12.1998 “PËR AZILIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.