PËR RATIFIKIMIN E AKTEVE DHE TË DOKUMENTEVE KRYESORE TË KONGRESIT XXI POSTAR TË PËRBOTSHËM, SEUL, 1994
Ligji nr. 8429, datë 14 dhjetor 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8429
- Data e miratimit
- 14 dhjetor 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 11 janar 1999
- Hyn në fuqi
- 26 janar 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 1999-01-11
LIGJ
Nr.8429, datë 14.12.1998
PËR RATIFIKIMIN E AKTEVE DHE TË DOKUMENTEVE KRYESORE TË KONGRESIT
XXI POSTAR TË PËRBOTSHËM, SEUL, 1994
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet Konventa Postare e Përbotshme, Kushtetuta e Bashkimit Postar të Përbotshëm,
Marrëveshja për Kolitë Postare, Marrëveshja Lidhur me Urdhërpagesat dhe Marrëveshja “Vendime të
tjera nga ato që ndryshojnë aktet”, të miratuara në Kongresin XXI Postar të Përbotshëm, nënshkruar
në Seul, më 14 shtator 1994.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2279, datë 23.12.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.