Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7827, DATË 31.5.1994 “PËR AVOKATINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 8428, datë 14 dhjetor 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8428
Data e miratimit
14 dhjetor 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 11 janar 1999
Hyn në fuqi
26 janar 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 1999-01-11

LIGJ

Nr.8428, datë 14.12.1998

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7827, DATË 31.5.1994 “PËR AVOKATINË NË

REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në nenin 11 të ligjit nr.7827, datë 31.5.1994 “Për avokatinë në Republikën e Shqipërisë”

shtohet një paragraf i ri me këtë përmbajtje:

“Avokatëve të zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për kohën që mbajnë këtë

detyrë, u ndalohet ushtrimi i profesionit të avokatit në hetimin dhe gjykimin e çështjeve pranë

gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit.”

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2281, datë 24.12.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.