Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË ORGANIZATËN NDËRKOMBËTARE TË POLICISË KRIMINALE, INTERPOL

Ligji nr. 8427, datë 14 dhjetor 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8427
Data e miratimit
14 dhjetor 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 11 janar 1999
Hyn në fuqi
26 janar 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 1999-01-11

LIGJ

Nr.8427, datë 14.12.1998

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË ORGANIZATËN

NDËRKOMBËTARE TË POLICISË KRIMINALE, INTERPOL

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Organizatën Ndër kombëtare të Policisë Kriminale -

NTERPOL me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në këtë Organizatë,

parashikuar në Kushtetutën e INTERPOL-it.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2278, datë 23.12.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

KUSHTETUTA E INTERPOLIT

PARIME TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Organizata e quajtur “Komisioni Ndërkombëtar i Policisë Kriminale” do të titullohet më

poshtë: “Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale - Interpol”. Qendra e saj do të jetë në Francë.

Neni 2

Qëllimet e saj janë:

1. Të sigurojë dhe të nxisë sa më gjerë që të jetë e mundur bashkëpunimin e ndërsjellë midis të

gjitha autoriteteve të policisë kriminale brenda kufijve të ligjeve ekzistuese në vende të ndryshme dhe

nën frymën e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut;

2. Të vendosë dhe të zhvillojë të gjitha institucionet që kontribuojnë efektivisht në

parandalimin dhe luftimin e krimit ordiner.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.