Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS CIVILE

Ligji nr. 8431, datë 14 dhjetor 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8431
Data e miratimit
14 dhjetor 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 11 janar 1999
Hyn në fuqi
26 janar 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 1999-01-11

LIGJ

Nr.8431, datë 14.12.1998

PËR DISA NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS CIVILE

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Paragrafi i tretë i nenit 460 i Kodit të Procedurës Civile ndryshohet si vijon:

“Njoftimi për ditën dhe orën e gjykimit të çështjeve bëhet nga gjykata e apelit me shpallje

pranë saj dhe në gjykatesat përkatëse të shkallës së parë, jo më vonë se 10 ditë përpara shqyrtimit të

çështjes.

Për çështjet me rigjykim, kur është mbajtur për gjykim në fakt, ose kur çmohet një gjykim

përpara afatit 10 ditor, njoftimi u bëhet drejtpërdrejt palëve, përfaqësuesve ose mbrojtësve të tyre dhe

prokurorit.”

Neni 2

Në nenin 461 të Kodit të Procedurës Civile shtohen dy paragrafë me këtë përmbajtje:

“Mosparaqitja e palëve, për të cilat njoftimi është bërë me shpallje, nuk pengon shqyrtimin e

çështjes, me përjashtim të rastit kur janë njoftuar shkaqe të arsyeshme për mungesën.

Gjykata nuk mund të shqyrtojë çështjen në mungesë atëherë kur dëgjimi i palëve është një nga

detyrat e rigjykimit ose kur njoftimi ka qenë i parregullt.”

Neni 3

Në nenin 467 shtohen shkronjat e mëposhtme, si dhe tre paragrafë pas tyre:

“d. Nuk është formuar drejt ndërgjyqësia.

e. Kur mungojnë ose janë të pavlefshme padia, procesverbali gjyqësor, ankimi, si dhe çdo

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.