PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË STRUKTURËS SË FORMULËS TË PRIVATIZIMIT TË BANKËS KOMBËTARE TREGTARE, SHA
Ligji nr. 8433, datë 21 dhjetor 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 15 mars 2000.
- Numri
- 8433
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 27 dhjetor 1998
- Hyn në fuqi
- 27 dhjetor 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 1998-12-27
LIGJ
Nr.8433, datë 21.12.1998
PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË STRUKTURËS SË FORMULËS TË
PRIVATIZIMIT TË BANKËS KOMBËTARE TREGTARE, SHA
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, të ligjit nr.8033, datë 16.11.1995
"Për transformimin e bankav e tregtare shtetërore në shoqëri tregtare dhe për lejimin e privatizimit të
tyre" dhe të ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 "Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të
veçantë", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Forma e privatizimit të Bankës Kombëtare Tregtare, Sha të jetë ajo e transferimit të së drejtës
së pronësisë të aksioneve të saj të tretëve, nëpërmjet shitjes, sipas formulës së privatizimit, të
parashikuar në këtë ligj.
Neni 2
Formula e privatizimit të Bankës Kombëtare Tregtare, Sha të jetë si vijon:
1. Më shumë se 50 për qind e aksioneve do t'i transferohen nëpërmjet shitjes një investitori
strategjik, me të cilin kuptohet një bankë, i cili do të zgjidhet nëpërmjet metodës së tenderit të hapur,
ndërkombëtar.
2. Më pak se 50 për qind e aksioneve mund të ofrohen për shitje tek investitorët e tjerë, me të
cilët kuptohen banka dhe institucione të tjera financiare, nëpërmjet negociatave. Kriteret për zhvillimin
e negociatave caktohen nga Këshilli i Ministrave.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 15 mars 2000 · 8587 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8433, DATË 21.12.1998 “PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË STRUKTURËS SË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË BANKËS KOMBËTARE TREGTARE SH.A.”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.