Ligj

PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 8436, datë 28 dhjetor 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 24 korrik 2003.

Numri
8436
Data e miratimit
28 dhjetor 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 33, 14 nëntor 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 1998-11-14

LIGJ

Nr.8436, datë 28.12.1998

PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

PUSHTETI GJYQËSOR

Neni 1

Pushteti gjyqësor ushtrohet vetëm nga gjykatat, në përputhje me Kushtetutën dhe kompetencat

e ngarkuara me ligj.

Neni 2

Gjykatat kanë kompetencë të shqyrtojnë të gjitha çështjet penale, penale ushtarake, civile,

administrative, si dhe çdo çështje tjetër të përcaktuar në ligj.

Neni 3

Gjyqtarët, në ushtrimin e funksionit të tyre janë të pavarur dhe i nënshtrohen vetëm

Kushtetutës dhe ligjeve.

Neni 4

Prokurorët janë të organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit gjyqësor në të gjitha shkallët e

tij si një organ i centralizuar.

Organizimi e funksionimi i prokurorisë, si dhe i avokatisë rregullohen me ligje të veçanta.

KREU II

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I GJYKATAVE

Neni 5

Sistemi gjyqësor ushtrohet nga gjykatat e shkallës së parë, gjykatat e apelit dhe Gjykata e

Lartë.

Neni 6

Gjykatat e shkallës së parë gjykojnë sipas rregullave të parashikuara në kodet e procedurave,

ku përcaktohet edhe përbërja e trupit gjykues.

Neni 7

Gjykatat e apelit gjykojnë në shkallë të dytë ankimet kundër vendimeve të gjykatave të

shkallës së parë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 5 nëntor 1999 · 8546 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8436, DATË 28.12.1998 “PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
  2. 31 korrik 2000 · 8656 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8436, DATË 28.12.1998 “PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8546, DATË 5.11.1999
  3. 24 korrik 2003 · 9111 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8436, DATË 28.12.1998 "PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.