PËR REGJISTRIMIN, MËNYRËN E PËRDORIMIT DHE KONTROLLIN E MJETEVE LUNDRUESE NËN 20 NRT
Ligji nr. 8440, datë 13 janar 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 1 qershor 2000.
- Numri
- 8440
- Data e miratimit
- 13 janar 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 16 janar 1999
- Hyn në fuqi
- 16 janar 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1999-01-16
LIGJ
Nr.8440, datë 13.1.1999
PËR REGJISTRIMIN, MËNYRËN E PËRDORIMIT DHE KONTROLLIN E MJETEVE
LUNDRUESE NËN 20 NRT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Me ketë ligj rregullohet mënyra e përdorimit dhe e regjistrimit të mjeteve lundruese nën
20 NRT.
Mjete lundruese, në kuptim të këtij ligji, janë mjetet lundruese me motor, pronë publike
ose private, me peshë neto të regjistrit nën 20 tonë, të klasifikuara nga regjistri detar shqiptar ose
institucioni përkatës i një shteti të huaj.
Për mjetet lundruese të këtij lloji, që janë në përdorim të forcave të armatosura, policisë,
kapitenerisë së porteve dhe të organeve të tjera, të parashikuara shprehimisht me ligj, zbatohen
rregulla të veçanta.
Neni 2
Regjistrimi i mjeteve lundruese që përbëjnë objektin e këtij ligji duhet të bëhet në
qendrën e kapitenerisë së portit dhe në policinë kufitare, që vepron në atë port, sipas ligjeve në
fuqi dhe akteve të ministrave përkatës.
Regjistrimi i mjetit lundrues është i detyrueshëm dhe bëhet brenda 30 ditëve nga data e
fitimit të pronësisë.
Përdorimi i mjeteve lundruese të paregjistruara është i ndaluar.
Neni 3
Për regjistrimin e mjetit lundrues në policinë kufitare, pronari duhet të paraqesë këtë
dokumentacion:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 1 qershor 2000 · 8616 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8440, DATË 13.1.1999 “PËR REGJISTRIMIN, MËNYRËN E PËRDORIMIT DHE KONTROLLIN E MJETEVE LUNDRUESE NËN 20 NRT””
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.