PËR VRESHTARINË, VERËN DHE PRODUKTET E TJERA QË RRJEDHIN NGA RRUSHI
Ligji nr. 8443, datë 21 janar 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 shkurt 2013.
- Numri
- 8443
- Data e miratimit
- 21 janar 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 22 shkurt 1999
- Hyn në fuqi
- 9 mars 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1999-02-22
LIGJ
Nr.8443, datë 21.1.1999
PËR VRESHTARINË, VERËN DHE PRODUKTET E TJERA
QË RRJEDHIN NGA RRUSHI
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
QËLLIMI DHE PËRKUFIZIMET
Qëllimi
Neni 1
Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë dhe të vendosë rregullat bazë për mbarështimin e
vreshtarisë, për prodhimin e rrushit, të verërave dhe produkteve të tjera, që rrjedhin prej tij, në
Republikën e Shqipërisë.
Kërkesave të këtij ligji u nënshtrohen të gjithë fermerët, subjektet fizike e juridike,
vendase dhe të huaja, që ushtrojnë veprimtaritë që përcaktohen në këtë ligj.
Përkufizime
Neni 2
Në këtë ligj temat e përdorur kanë këtë kuptim:
1.”Vreshtari” quhet shumëllojshmëria e formave të shtimit dhe të kultivimit të hardhisë.
a. “Vreshta” quhen sipërfaqet jo më të vogla se 250 m2, të mbjella me hardhi, në distanca
të ndryshme, që kanë jo më pak se 50 për qind të numrit të bimëve që lejon skema e mbjelljes.
b. “Pjergulla” quhen hardhitë që mbështeten në drurë pyjorë ose frutorë të ndryshëm, në
shtrate horizontale, të vetmuara ose në grup.
c. “Ereke” quhen hardhitë e mbajtura në mbështetëse vertikale, në formë gardhesh, të
vetmuara ose në grup.
2. “Rajonizim ” quhen përcaktimi konkret i zonave klimatiko -tokësore, sipas
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 63/2013 · Për disa shtesa në ligjin nr. 8443, datë 21.1.1999 “Për vreshtarinë, verën dhe produktet e tjera që rrjedhin nga rrushi”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.