Ligj

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7995, DATË 20.9.1995 “PËR NXITJEN E PUNËSIMIT

Ligji nr. 8444, datë 21 janar 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8444
Data e miratimit
21 janar 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 3, 22 shkurt 1999
Hyn në fuqi
9 mars 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1999-02-22

LIGJ

Nr.8444, datë 21.1.1999

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7995, DATË 20.9.1995 “PËR

NXITJEN E PUNËSIMIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.7995, datë 20.9.1995 bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“20. Me termin “grupe të veçanta” nënkuptohen punëkërkuesit: nëna me shumë fëmijë,

persona me moshë mbi 50 vjeç, të rinj nën 18 vjeç, të papunë afatgjatë dhe persona nga familje

nën nivelin e varfërisë.”

Neni 2

Neni 8 ndryshohet si vijon:

“Mbajtja e vendeve ekzistuese dhe krijimi i vendeve të reja të punës:

1. Shteti mbështet punëdhënësit që krijojnë dhe mbajnë vende të reja pune dhe punësojnë

në to kandidatë të ofruar nga zyrat e punësimit. Mbështetja shtetërore realizohet nëpërmjet:

a) subvencionimit, në përqindje të caktuar, të kostove për sigurimet e detyrueshme dhe të

pagës;

b) subvencionimit apo kreditimit për pajisjen e vendit të punës. Punësimi për personat me

arsim universitar dhe nga grupe të veçanta nxitet me përparësi.

2. Zyrat e punësimit ndjekin situatat e falimentimeve dhe të pushimeve masive nga puna.

Çdo punëdhënës ka të drejtë të kërkojë mbështetje në rast vështirësish, të krijaura nga forca

madhore, të cilat e shpien atë në falimentim ose pushime masive nga puna.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.