PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8389, DATË 5.8.1998 "PËR SHTETËSINË SHQIPTARE
Ligji nr. 8442, datë 21 janar 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8442
- Data e miratimit
- 21 janar 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 22 shkurt 1999
- Hyn në fuqi
- 9 mars 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1999-02-22
LIGJ
Nr.8442, datë 21.1.1999
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8389, DATË 5.8.1998 "PËR SHTETËSINË
SHQIPTARE
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Neni 7 i ligjit nr.8389, datë 5.8.1998 "Për shtetësinë shqiptare" ndryshohet si vijon:
"Kushdo që lind duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton
vetiu shtetësinë shqiptare."
Neni 2
Neni 16 paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
"Për të miturit, shtetësia shqiptare mund të mbarojë kur të paktën njëri nga prindërit ka
hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Në këtë rast kërkohet pëlqimi i të dy prindërve."
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2299, datë 26.1.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.