Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË GREKE PËR PROGRAMIN E STREHIMIT

Ligji nr. 8448, datë 25 janar 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8448
Data e miratimit
25 janar 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 16 mars 1999
Hyn në fuqi
31 mars 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1999-03-16

LIGJ

Nr.8448, datë 25.1.1999

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË GREKE PËR PROGRAMIN E

STREHIMIT

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8371,

datë 9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së

Greqisë për Programin e Strehimit” .

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2308, datë 3.2.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

MARRËVESHJE HUAJE

Marrëveshje e datës 12 Nëntor 1998, e lidhur midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

(huamarrës), përfaqësuar nga Ministri i Financave dhe Qeverisë së Republikës Greke

(huadhënësi), përfaqësuar nga Zv.Ministri i Ekonomisë Kombëtare.

TË PËRGJITHSHME

Duke pasur parasysh se në përputhje me protokollin e Bashkëpunimit Ekonomik

ndërmjet Qeverisë së Republikës Greke dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, nënshkruar në

Athinë, në 9 Shtator 1997 dhe Protokollit mbi Bashkëpunimin Ekonomik ndërmjet Qeverisë së

Republikës Greke dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, nën shkruar në Tiranë në 15 Tetor

1997 (Protokollet), që i bashkëngjiten dhe bëhen pjesë të kësaj marëveshje cilësuar si Lidhja A e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.