Ligj

KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 8449, datë 27 janar 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 30 janar 2003.

Numri
8449
Data e miratimit
27 janar 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 19 shkurt 1999
Hyn në fuqi
6 mars 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1999-02-19

LIGJ

Nr.8449 datë 27.1.1999

KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI

PJESA I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

KREU 1

FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIME BAZË

Neni 1

Legjislacioni doganor përbëhet nga ky Kod, nga legjislacioni doganor ndërkombëtar lidhur me

konventat në të cilat aderon Republika e Shqipërisë, nga aktet nënligjore në zbatim të këtij Kodi, si

edhe nga aktet e tjera ligjore që kanë të bëjnë me veprimtarinë doganore.

Neni 2

Veprimtaria doganore siguron mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, që kanë të

bëjnë me importet, eksportet dhe tranzitet e mallrave, pavarësisht nga mënyra e transportit, lidhur me

dërgesat ndërkombëtare, me kalimin në pikat kufitare dhe me qarkullimin e lirë të mallrave, të

personave dhe të bagazheve të tyre.

Neni 3

Territori doganor përfshin territorin tokësor, ujërat territoriale, ujërat e brendshme dhe

hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë.

Neni 4

Vija doganore përbëhet nga bregdeti, brigjet e liqeneve e të lumenjve kufitarë dhe nga kufijtë

tokësorë me shtetet e tjerë.

Neni 5

1. Zona doganore përfshin atë pjesë të territorit doganor ku veprojnë a utoritetet doganore, si

dhe të gjitha zonat ku këto autoritete ushtrojnë kontroll ose mbikëqyrje doganore.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 14 prill 1999 · 8473 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8449, DATË 27.1.1999 “KODI DOGANOR I REPUBLKËS SË SHQIPËRISË”
  2. 19 dhjetor 2000 · 8719 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8449, DATË 27.1.1999, “KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8473, DATË 14.4.1999
  3. 30 janar 2003 · 8999 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8449, DATË 27.1.1999 “KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8473, DATË 14.4.1999

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.