Ligj

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7602, DATË 9.9.1992 “PËR GARDËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8361 DATË 1.7.1998 DHE LIGJIN NR.8421, DATË 28.10.1998

Ligji nr. 8452, datë 28 janar 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8452
Data e miratimit
28 janar 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 3, 22 shkurt 1999
Hyn në fuqi
9 mars 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1999-02-22

LIGJ

Nr.8452, datë 28.1.1999

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7602, DATË 9.9.1992 “PËR

GARDËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8361

DATË 1.7.1998 DHE LIGJIN NR.8421, DATË 28.10.1998

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.7602, datë 9.9.1992 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me

ligjin nr.8361, datë 1.7.1998 dhe ligjin nr.8421, datë 28.10.1998, bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2 pika “b”, pas fjalëve “dhe Kryetarin e Shërbimit të Kontrollit të Shtetit”,

shtohen fjalët “dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.

Neni 2

Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:

- Në paragrafin e parë fjalët “dhe në nenin 3 të këtij ligji”, zëvendësohen me fjalët “dhe

në nenin 3, paragrafi i parë i këtij ligji”.

- Paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

“Personaliteteve të përmendura në nenin 2 pika “b” të këtij ligji, në raste të veçanta, me

vendim të Këshillit të Ministrave, mund t’u ruhet edhe banesa”.

- Paragrafi i fundit shfuqizohet.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2310, datë 4.2.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.