Ligj

PËR AVOKATIN E POPULLIT

Ligji nr. 8454, datë 4 shkurt 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 4 dhjetor 2025.

Numri
8454
Data e miratimit
4 shkurt 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 5, 15 shkurt 1999
Hyn në fuqi
2 mars 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1999-02-15

LIGJ

Nr.8454, datë 4.2.1999

PËR AVOKATIN E POPULLIT

Në mbështetje të neneve 60 -63, 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të organizimit dhe të funksionimit të

Avokatit të Popullit.

Neni 2

Detyrat e Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të individit nga

veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si

dhe të të tretëve që veprojnë për llogari të saj.

Avokati i Popullit i udhëhequr nga parimet e paanësisë, konfidencialitetit,

profesionalizmit dhe pava rësisë ushtron veprimtarinë në mbrojtje të të drejtave dhe të lirive të

njeriut, të parashikuara në dispozita kushtetuese dhe në ligje. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe

për mbrojtjen e të drejtave të të huajve, të cilët janë ose jo rezidentë të rregu llt në Shqipëri, të

refugjatëve, si dhe të personave pa shtetësi që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë,

sipas kushteve të parashikuara në ligj.

Neni 3

Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit

Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte:

a)të jetë shtetas shqiptar;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 10 prill 2000 · 8600 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8454, DATË 4.2.1999, “PËR AVOKATIN E POPULLIT”
  2. 12 maj 2005 · 9398 · PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8454, DATË 4.2.1999 "PËR AVOKATIN E POPULLIT", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8600, DATË 10.4.2000
  3. 27 nëntor 2014 · 155/2014 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8454, DATË 4.2.1999,“PËR AVOKATIN E POPULLIT”, TË NDRYSHUAR
  4. 4 dhjetor 2025 · 78/2025 · Për një ndryshim në ligjin nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.