PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË FAMILJEVE TË PILOTËVE QË HUMBASIN JETËN NË PËRMBUSHJE TË DETYRËS GJATË FLUTURIMIT
Ligji nr. 8455, datë 4 shkurt 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 9 nëntor 2000.
- Numri
- 8455
- Data e miratimit
- 4 shkurt 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 15 shkurt 1999
- Hyn në fuqi
- 2 mars 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1999-02-15
LIGJ
Nr.8455, datë 4.2.1999
PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË FAMILJEVE TË PILOTËVE QË HUMBASIN
JETËN NË PËRMBUSHJE TË DETYRËS GJATË FLUTURIMIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Pjesëtarët e familjes në ngarkim të pilotit që për shkak të detyrës gjatë fluturimit
humbasin jetën, përfitojnë pension familjar në masën 100 për qind të pagës referuese bazë mujore
të muajit më të fundit kalendarik të shërbimit, pavarësisht nga periudha e sigurimit të të ndjerit.
Pagë referuese bazë mujore të muajit më të fundit kalendarik të shërbimit është paga e
muajit më të fundit sipas legjislacionit në fuqi.
Pjesëtarët e familjes dhe kushtet në të cilat ata përfitojnë këtë pension janë ato të
përcaktuara në nenin 40 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën
e shqipërisë”.
Pjesëtarët e familjes që gëzojnë një pension tjetër kanë të drejtë të zgjedhin pensionin më
të favorshëm.
Këshilli i Ministrave rrit pensionet familjare të mësipërme në një masë të caktuar, sa herë
rriten dhe pensionet e tjera
Neni 2
Shpenzimet për pensionet familjare të mësipërme për vitin 1999 përballohen nga Instituti
i Sigurimeve Shoqërore. Caktimi dhe administrimi, si dhe dhënia e pensioneve bëhet nga Instituti
i Sigurimeve Shoqërore.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 9 nëntor 2000 · 8684 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8455, DATË 4.2.1999 “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË FAMILJEVE TË PILOTËVE QË HUMBASIN JETËN NË PËRMBUSHJE TË DETYRËS GJATË FLUTURIMIT”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.