Ligj

PËR DISA PLOTËSIME NË LIGJIN NR.8405, DATË 17.9.1998 “PËR URBANISTIKËN”, BAZUAR NË VENDIMIN NR.2, DATË 25.1.1999 TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Ligji nr. 8453, datë 4 shkurt 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8453
Data e miratimit
4 shkurt 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 5, 15 shkurt 1999
Hyn në fuqi
2 mars 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1999-02-15

LIGJ

Nr.8453, datë 4.2.1999

PËR DISA PLOTËSIME NË LIGJIN NR.8405, DATË 17.9.1998 “PËR URBANISTIKËN”,

BAZUAR NË VENDIMIN NR.2, DATË 25.1.1999 TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Duke u bazuar në vendimin nr.2, datë 25.1.1999 të Gjykatës Kushtetuese, me anë të së

cilës Gjykata Kushtetuese shfuqizoi si antikushtetues paragrafin e fundit të nenit 14 dhe

paragrafin e parë dhe të tretë të nenit 23 të ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, në

mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 14 paragrafi i parë riformulohet si vijon:

“Organet e specializuara për urbanistikën pranë/në pushtetin lokal janë:”

Si paragraf i fundit i nenit 14 bëhet formulimi i mëposhtëm:

“Ngritja e KRRT-ve bëhet në mënyrën dhe përbërjen e parashikuar me këtë ligj, ku çdo

subjekt i paraqet kryetarit të rrethit (bashkisë) përfaqësuesit e vet. Mbled hja e parë e KRRT -së

thirret brenda 10 ditëve nga çasti kur pranë tij janë paraqitur më shumë se 2/3 e përfaqësuesve të

subjekteve të parashikaura me këtë ligj. Anëtarët e KRRT -së shpërblehen për punën e tyre.

Shpërblimi përcaktohet me akte nënligjore.

Neni 2

Si paragraf i parë i nenit 23 bëhet formulimi i mëposhtëm:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.