Ligj

PËR INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR "SEKRET SHTETËROR”

Ligji nr. 8457, datë 11 shkurt 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 15 mars 2012.

Numri
8457
Data e miratimit
11 shkurt 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 12 mars 1999
Hyn në fuqi
12 mars 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1999-03-12

LIGJ

Nr.8457, datë 11.2.1999

PËR INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR "SEKRET SHTETËROR”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Kuptimi dhe rëndësia e sekretit

Ky ligj përcakton rregullat për klasifikimin, përdorimin, ruajtjen dhe deklasifikimin e

informacionit për sigurinë kombëtare, i cili, me këtë ligj, do të konsiderohet sekret shtetëror.

Shteti është zotëruesi i vetëm i sekreteve shtetërore, duke e rregulluar këtë të drejtë me të

drejtën e publikut për t’u njohur me veprimtarinë e tij.

Neni 2

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji:

“Sekret shtetëror” do të thotë informacion i klasifikuar sipas këtij ligji, ekspozimi i

paautorizuar i të cilit mund të rrezikojë sigurimin kombëtar.

“Sigurim kombëtar” do të thotë mbrojtja e pavarësisë, integritetit teritorial, rendit

kushtetues dhe marrëdhënieve me jashtë të Republikës së Shqipërisë.

“Informacion” do të thotë çdo njohuri që mund të komunikohet apo të dokumentohet,

pavarësisht nga forma dhe që është nën kontrollin e shtetit.

“Institucion” do të thotë një institucion shtetëror apo çdo zyrë tjetër brenda këtyre

institucioneve, që vihet në zotërim të një informacioni të klasifikuar.

“Kontroll” do të thotë e drejta e autoritetit nga buron informacioni i klasifikuar apo

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 22 maj 2006 · 9541 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror”
  2. 15 mars 2012 · 25/2012 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8457, DATË 11.2.1999 “PËR INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR””, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.