Ligj

PËR FUNKSIONIN E PËRFAQËSUESIT LIGJOR PRANË ORGANIZMAVE NDËRKOMBËTARË PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Ligji nr. 8456, datë 11 shkurt 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8456
Data e miratimit
11 shkurt 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 12 mars 1999
Hyn në fuqi
27 mars 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1999-03-12

LIGJ

Nr.8456, datë 11.2.1999

PËR FUNKSIONIN E PËRFAQËSUESIT LIGJOR PRANË ORGANIZMAVE

NDËRKOMBËTARË PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të shtetit shqiptar pranë organizmave

ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut, me karakter gjyqësor apo mbikëqyrës, bëhet nga

përfaqësuesi ligjor.

Neni 2

1. Përfaqësuesi ligjor emërohet nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, me propozimin e

përbashkët të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Ministrit të Drejtësisë.

2. Zyra e përfaqësuesit ligjor funksionon pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo zyrë

përbëhet nga juristë dhe ndihmon përfaqësuesin ligjor në ushtrimin e kompetencave të tij.

3. Zyrtarët e ministrive dhe të organeve të pushtetit gjyqësor, veprimtaria e të cilëve

ndikon drejtpërdrejt në përmbushjen dhe në respektimin e angazhimeve ndërkombëtare të vendit

tonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, bashkëpunojnë me përfaqësuesin ligjor për

përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare.

4. Për çështje të veçanta, përfaqësuesi ligjor kërkon mendimin e organizatave dhe

shoqatave që ushtrojnë veprimtari në fushën e të drejtave të njeriut, si dhe ndihmën e

specialistëve apo të avokatëve të huaj. Niveli i pagesave për këto shërbime përcaktohet, në çdo

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.