PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8081, DATË 7.3.1996 “PËR VEPRIMTARITË E SIGURIMIT DHE TË RISIGURIMIT”
Ligji nr. 8458, datë 11 shkurt 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8458
- Data e miratimit
- 11 shkurt 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 3 mars 1999
- Hyn në fuqi
- 18 mars 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1999-03-03
LIGJ
Nr.8458, datë 11.2.1999
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8081, DATË 7.3.1996 “PËR VEPRIMTARITË E
SIGURIMIT DHE TË RISIGURIMIT”
Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.8081, datë 7.3.1996 “Për veprimtaritë e sigurimit dhe të risigurimit”,
paragrafi i dytë i nenit 14 ndryshohet si vijon:
“Këto kontribute caktohen çdo vit dhe për çdo shoqëri nga Ministri i Financave, në
përpjesëtim me shumën e primeve ose të kuotave të fituara, por nuk mund të jenë më shumë se
0.005 (pesë të mijtat) e shumës së këtyre primeve apo kuotave.”
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2317 , datë 18.2.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.