PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7905, DATË 21.3.1995 “KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Ligji nr. 8460, datë 11 shkurt 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8460
- Data e miratimit
- 11 shkurt 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 12 mars 1999
- Hyn në fuqi
- 27 mars 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1999-03-12
LIGJ
Nr.8460, datë 11.2.1999
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7905, DATË 21.3.1995 “KODI I PROCEDURËS
PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”,
në nenin 24, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
“Prokurori më i lartë ka të drejtë të vendosë ndryshimin ose shfuqizimin e vendimeve të
marra nga prokurori më i ulët.”
Neni 2
Në nenin 34, në pikën 1 të shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Kur pas marrjes së një personi si të pandehur dalin të dhëna të reja që ndryshojnë akuzën
e paraqitur ose e plotësojnë atë, prokurori merr vendim, të cilin ia njofton të pandehurit.”
Neni 3
Në nenin 324, në pikën 2 të shtohet një paragraf si vijon:
“Tej afatit 2-vjeçar, në raste të jashtëzakonshme, afati i hetimit mund të zgjatet vetëm me
miratim të Prokurorit të Përgjithshëm deri në 1 vit, për çdo zgjatje jo më shumë se tre muaj, pa
cenuar afatet e kohëzgjatjes së paraburgimit.”
Neni 4
Në nenin 328, në pikën 1, përpara fjalës “çështjes” shtohet fjala “akuzës ose”.
Neni 5
Në nenin 329, në pikën 1, përpara fjalës “çështjes” shtohet fjala “akuzës ose të”.
Neni 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.