Ligj

PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS, TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE

Ligji nr. 8450, datë 24 shkurt 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 6 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 21 prill 2022.

Numri
8450
Data e miratimit
24 shkurt 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 16 mars 1999
Hyn në fuqi
31 mars 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1999-03-16

LIGJ

Nr.8450, datë 24.2.1999

PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS, TË GAZIT

DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Shteti përcakton politikën e zhvillimit të veprimtarive në fushën e përpunimit,

transportimit dhe tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, si dhe ushtron funksionin e

tij rregullator, në përputhje me nevojat e vendit, të mbrojtjes kombëtare dhe të sigurimit publik,

duke respektuar parimet e ekonomisë së tregut.

Neni 2

Në zbatim të këtij ligji, ministria, që mbulon veprimtarinë e hidrokarbureve, është

përfaqësuese e shtetit në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës, gazit dhe

nënprodukteve të tyre.

Për ndjekjen dhe realizimin e dispozitave të këtij ligji, si dhe të ligjit nr.7746, datë

28.7.1993 “Për hidrokarburet” (kërkimi dhe prodhimi), me ndryshimet përkatëse, në ministri

funksionon Drejtoria e Përgjithshme e Hidrokarbureve.

Neni 3

Dispozitave të këtij ligji u nënshtrohen, pa asnjë dallim, të gjithë personat juridikë,

publikë ose privatë, vendas apo të huaj, që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre për punimin,

transportimin e tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 8 prill 2004 · 9218 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8450, DATË 24.2.1999 "PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS, GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE"
  2. 3 korrik 2006 · 9574 · Për disa ndryshime në ligjin nr.8450, datë 24.2.1999 "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre", të ndryshuar
  3. 14 shkurt 2013 · 12/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar
  4. 10 korrik 2014 · 71/2014 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8450, DATË 24.2.1999, “PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS, GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE”, TË NDRYSHUAR
  5. 21 prill 2022 · 42/2022 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 8, datë 25.3.2022, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar
  6. 21 prill 2022 · 39/2022 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 5, datë 12.3.2022, “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.2.1999,“Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.