Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E VJENËS “PËR MBROJTJEN E SHTESËS SË OZONIT” DHE PROTOKOLLIN E MONTREALIT “PËR SUBSTANCAT QË HOLLOJNË SHTRESËN E OZONIT”

Ligji nr. 8463, datë 10 mars 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8463
Data e miratimit
10 mars 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 6 prill 1999
Hyn në fuqi
21 prill 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1999-04-06

LIGJ

Nr.8463, datë 10.3.1999

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E VJENËS “PËR

MBROJTJEN E SHTESËS SË OZONIT” DHE PROTOKOLLIN E MONTREALIT “PËR

SUBSTANCAT QË HOLLOJNË SHTRESËN E OZONIT”

Në mbështetje të neneve 121 dhe 83 pika 1 të Kus htetutës dhe të ligjit nr.8371, datë

9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën e Vjenës “Për mbrojtjen e shtresës së

ozonit” dhe në Protokollin e Montrealit “Për substancat, që hollojnë shtresën e ozonit”.

Neni 2

Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Mjedisit të mbulojë detyrimin financiar vjetor të

Republikës së Shqipërisë, detyrim që i lind vendit tonë si palë në këtë konventë dhe në këtë

protokoll.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2338, datë 19.3.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.