PËR ZGJATJEN E AFATIT TË QËNDRIMIT TË FORCËS GREKE NË SHQIPËRI
Ligji nr. 8476, datë 14 prill 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8476
- Data e miratimit
- 14 prill 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 1 maj 1999
- Hyn në fuqi
- 16 maj 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 1999-05-01
LIGJ
Nr.8476, datë 14.4.1999
PËR ZGJATJEN E AFATIT TË QËNDRIMIT TË FORCËS GREKE NË SHQIPËRI
Në mbështetje të neneve 12 pika 3 e 83 pika 1 të Kushtetutës dhe të nenit 2 të ligjit
nr.8264, datë 18.12.1997 “Për ratifikimin e marrëveshjes plotësuese për protokollin e ndihmës
dhe të bashkëpunimit të forcave të armatosura ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë dhe
Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë”, me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Afati i qëndrimit të Forcës Greke në Shqipëri, me status dhe përbërje të përcaktuar në
ligjin nr.8264, datë 18.12.1997, zgjatet deri më 25.9.1999.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2354, datë 30.4.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.