PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8449, DATË 27.1.1999 “KODI DOGANOR I REPUBLKËS SË SHQIPËRISË”
Ligji nr. 8473, datë 14 prill 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8473
- Data e miratimit
- 14 prill 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 16 prill 1999
- Hyn në fuqi
- 16 prill 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 1999-04-16
LIGJ
Nr.8473, datë 14.4.1999
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8449, DATË 27.1.1999 “KODI
DOGANOR I REPUBLKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.8449, datë 27.1.1999 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, neni 7
ndryshohet si vijon:
“Me autoritete doganore kuptohen autoritetet e ngarkuara me zbatimin e legjislacionit doganor
dhe të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore, zbatimi i të cilave i është ngarkuar këtyre autoriteteve.”
Neni 2
Në nenin 8 bëhen këto ndryshime:
Në pikën 1 shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:
“të gjithë personat e tjerë të njohur nga legjislacioni në fuqi.”
Në pikën 2 shkronja “a” ndryshohet si vijon:
“në rastin e një personi fizik ose të personave të tjerë të përmendur në pikën 1 shkronja “c”,
çdo person që rregullisht banon në Shqipëri.”
Në pikën 15 shkronja “d” fjala “shkatërrimi” zëvendësohet me fjalën “asgjësimi”.
Pika 19 ndryshohet si vijon:
“”Deklarues” do të thotë: personi që bën deklarimin në doganë me emrin e vet ose personi në
emër të të cilit bëhet deklarimi në doganë.”
Neni 3
Në nenin 9 paragrafi me numrin 4 ndryshohet si vijon:
“Në strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave krijohet organi i luftës kundër
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.