PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7819, DATË 27.4.1994 “PËR PRONËSINË INDUSTRIALE”
Ligji nr. 8477, datë 22 prill 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8477
- Data e miratimit
- 22 prill 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 15 korrik 1999
- Hyn në fuqi
- 30 korrik 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1999-07-15
LIGJ
Nr.8477, datë 22.4.1999
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7819, DATË 27.4.1994 “PËR
PRONËSINË INDUSTRIALE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.7819, datë 27.4.1994 “Për pronësinë industriale”, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 81, paragrafi i katërt ndryshohet si vijon:
“Në qoftë se kërkesa plotëson kushtet e përcaktuara në nenin 78 të këtij ligji, Drejtoria e
Patentave dhe Markave njofton me shkrim paraqitësin e kërkesës për pranimin për shqyrtim të
kërkesës.”
Neni 2
Në nenin 82 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
-Paragrafi i tretë ndryshohet si vijon:
“Brenda një periudhe 5 -mujore pas pra nimit për shqyrtim të kërkesës, Drejtoria e
Patentave dhe Markave, në përputhje me rezultatet e shqyrtimit miraton vendimin për regjistrimin
e markës ose për refuzimin e regjistrimit dhe e publikon atë. Paraqitësi i kërkesës lajmërohet me
shkrim për vendimin dhe, nëse vendimi është pozitiv, njoftohet për të paguar tarifën e regjistrimit
dhe të publikimit të markës.”
Neni 3
Pas paragrafit të pestë shtohet paragrafi i gjashtë, me këtë përmbajtje:
“Në qoftë se paraqitësi i kërkesës bën pagesën e regjistrimit, menjëherë pas miratimit, në
favor të vendimit që rezulton nga shqyrtimi, Drejtoria e Patentave dhe Markave regjistron markën
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.