PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8391, DATË 28.10.1998 “PËR SHËRBIMIN INFORMATIV KOMBËTAR"
Ligji nr. 8479, datë 29 prill 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8479
- Data e miratimit
- 29 prill 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 15 korrik 1999
- Hyn në fuqi
- 30 korrik 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1999-07-15
LIGJ
Nr.8479, datë 29.4.1999
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8391, DATË 28.10.1998 “PËR SHËRBIMIN
INFORMATIV KOMBËTAR"
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.8391, datë 28.10.1998 bëhen këto ndryshime:
“Në nenin 1, fjalët “dispozitat kryesore kushtetuese” zëvendësohen me fjalën
“Kushtetutën””.
Neni 2
Në nenin 3 paragrafi i tretë, fjalët “respektimit të të drejtave dhe të lirive të individit”
zëvendësohen me fjalët “respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”.
Neni 3
Në nenin 5 paragrafi 2 bëhen këto ndryshime:
- Fjala “zëvendëskryetar” zëvendësohet me fjalën “zëvendësdrejtor”.
- Në fund të këtij paragrafi shtohet fjalia:
“Punonjësit e tjerë emërohen e shkarkohen nga Drejtori i SHIK-ut.”
Neni 4
Në të gjitha dispozitat e këtij ligji, fjalët “Kryetari i Këshillit të Ministrave”
zëvendësohen me fjalën “Kryeministri”.
Në të gjitha dispozitat e këtij ligji, fjala “kryetar” zëvendësohet me fjalën “drejtor”.
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2356, datë 3.5.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.