PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN NDËRKOMBËTARE TË MBROJTJES SË BIMËVE”
Ligji nr. 8483, datë 10 maj 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8483
- Data e miratimit
- 10 maj 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 18, 18 korrik 1999
- Hyn në fuqi
- 2 gusht 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1999-07-18
LIGJ
Nr.8483, datë 10.5.1999
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN
NDËRKOMBËTARE TË MBROJTJES SË BIMËVE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Bimëve”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2372, datë 20.5.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
TEKSTI I RI I RISHIKUARI KONVENTËS NDËRKOMBËTARE TË MBROJTJES SË
BIMËVE PARATHËNIE
Palët kontraktuese,
-duke pranuar nevojën për kooperim ndërkombëtar në mbajtjen nën kontroll të parazitëve
të bimëve dhe produkte ve bimore dhe në parandalimin e përhapjes së tyre në shkallë
ndërkombëtare, dhe veçanërisht hyrjen e tyre në zona të rrezikuara;
- duke pranuar që masat fitosanitare duhet të jenë teknikisht të justifikuara, transparente
dhe nuk duhet të aplikohen në mënyrë të tillë që për më tepër të përbëjnë një mënyrë arbitrare ose
një diskriminim të pajustifikuar ose një kufizim të maskuar, veçanërisht për tregtinë
ndërkombëtare;
-duke dëshiruar të sigurojnë koordinim të ngushtë të masave që kanë të bëjnë me këto
përfundime;
-duke dashur të sigurojnë një kuadër për zhvillimin dhe aplikimin e masave fitosanitare
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.