PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7761, DATË 19.10.1993 “PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E SËMUNDJEVE NGJITËSE”
Ligji nr. 8484, datë 10 maj 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8484
- Data e miratimit
- 10 maj 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 15 korrik 1999
- Hyn në fuqi
- 30 korrik 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1999-07-15
LIGJ
Nr.8484, datë 10.5.1999
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7761, DATË 19.10.1993 “PËR PARANDALIMIN DHE
LUFTIMIN E SËMUNDJEVE NGJITËSE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7761, datë 19.10.1993 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve
ngjitëse”, në nenin 23 pas shkronjës “c” shtohen shkronjat “ç” dhe “d” me këtë përmbajtje:
“ç) Ndryshimet e skemës së vaksinimit ( në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit), të
përcaktuara në shkronjën “c”, bëhen nga Ministria e Shëndetësisë, sipas rekomandimeve të
Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
d) Ministria e Shëndetësisë propozon dhe miraton aktet nënligjore përkatëse për
kontrollin, kushtet teknike dhe llojet e vaksinave që mund të importohen dhe mund të tregtohen
privatisht, jashtë kalendarit të vaksinimit.”
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2373, datë 20.5.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.