PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7926, DATË 20.4.1995 “PËR TRANSFORMIMIN E NDËRMARRJEVE SHTETËRORE NË SHOQËRI TREGTARE”, NDRYSHUAR ME LIGJET NR.8067, DATË 15.2.1996; NR.8158, DATË 7.11.1996; NR.8099, DATË 28.3.1996; NR.8237, DATË 1.9.1997 DHE ME DEKRETET NR.1195, DATË 14.8.1995 DHE NR.1615, DATË 20.9.1996
Ligji nr. 8482, datë 10 maj 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8482
- Data e miratimit
- 10 maj 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 15 korrik 1999
- Hyn në fuqi
- 30 korrik 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1999-07-15
LIGJ
Nr.8482, datë 10.5.1999
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7926, DATË 20.4.1995 “PËR TRANSFORMIMIN E
NDËRMARRJEVE SHTETËRORE NË SHOQËRI TREGTARE”, NDRYSHUAR ME
LIGJET NR.8067, DATË 15.2.1996; NR.8158, DATË 7.11.1996; NR.8099, DATË 28.3.1996;
NR.8237, DATË 1.9.1997 DHE ME DEKRETET NR.1195, DATË 14.8.1995 DHE NR.1615,
DATË 20.9.1996
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në nenin 4 të ligjit nr.7926, datë 20.4.1995 “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore
në shoqëri tregtare”, ndryshuar me ligjet nr.8067, datë 15.2.1996; nr.8158, datë 7.11.1996;
nr.8099, datë 28.3.1996; nr.8237, datë 1.9.1997; me dekretet nr.1195, datë 14.8.1995 dhe nr.1615,
datë 20.9.1996, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me përmbajtjen si vijon:
“Këshilli i Ministrave mund t’ia kalojë këtë të drejtë edhe organeve të qeverisjes
vendore.”
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2371, datë 20.5.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.