KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE TËREPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 8485, datë 12 maj 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8485
- Data e miratimit
- 12 maj 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 19, 20 korrik 1999
- Hyn në fuqi
- 20 janar 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 1999-07-20
LIGJ
Nr.8485, datë 12.5.1999
KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
PJESA E PARË
PËRKUFIZIME DHE PARIME TË PËRGJITHSHME
KREU I
FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIMET
Neni 1
Fusha e zbatimit
Dispozitat e këtij Kodi zbatohen nga të gjitha Organet e Administratës Publike gjatë
ushtrimit të funksioneve të tyre nëpërmjet akteve individuale.
Parimet e sanksionuara në këtë Kod zbatohen edhe mbi aktet normative për aqsa një gjë
e tillë është e mundur.
Parimet e përgjithshme të veprimtarisë administrative të sanksionuara në këtë Kod janë të
detyrueshme për të gjitha aktet administr ative, qofshin këto edhe të ndërmarra në kuadrin e së
drejtës private.
Parimet e përgjithshme të këtij Kodi, me ligj, mund të bëhen të detyrueshme për zbatim
edhe për veprimtarinë e subjekteve private kur këto veprimtari kanë efekte për interesat publikë.
Ky kod zbatohet për personat fizikë dhe juridikë, të cilëve u është dhënë e drejta e
ushtrimit të detyrave dhe kompetencave publike me ligj, akt nënligjor ose kontratë.
Dispozitat e këtij Kodi nuk zbatohen mbi veprime të administratës publike, që
rregullohen nga e drejta private.
Neni 2
Veprimtaria administrative
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.