PËR MBROJTJEN E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA
Ligji nr. 8488, datë 13 maj 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 26 qershor 2014.
- Numri
- 8488
- Data e miratimit
- 13 maj 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 18, 18 korrik 1999
- Hyn në fuqi
- 2 gusht 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1999-07-18
LIGJ
Nr.8488, datë 13.5.1999
PËR MBROJTJEN E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
I. DISPOZITA KRYESORE
Neni 1
Ky ligj rregullon mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara.
Neni 2
Në këtë ligj, përsa nuk thuhet ndryshe në përmbajtje:
a) “një qark i integruar” është forma finale ose e ndërmjetme e një produkti i cili realizon
ekzekutimin e një funksioni elektronik, ku të paktën njëri prej elementeve është aktiv dhe njëri
ose të gjithë elementet ndërmjetës janë vendosur integralisht në pjesë materiali ose prej pjese
materiali, pra në pjesën e brendshme ose të jashtme të materialit;
b) “topografia e qarkut të integruar” (më poshtë: topografi) është një vendosje
tridimensionale e çfarëdoshme, e shprehur prej elementesh, ku të paktën njëri është aktiv dhe
ndërmjetësohet në qarqet e integruara, apo ato vendosje tridimensionale të përgatitura për
prodhimin e një qarku të integruar;
c) “shfrytëzimi tregtar” i topografive nënkupton prodhim, shitje, qiradhënie ose ndonjë
metodë tjetër të përhapjes tregtare, e lidhur drejtpërdrejt me një topografi apo qark të integruar,
prodhuar në bazë të topografisë respektive.
II. SUBJEKTET E MBROJTJES
Neni 3
E drejta e mbrojtjes së një topografie garantohet për të gjithë krijuesit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 17 korrik 2008 · 9957 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8488, DATË 13.5.1999 “PËR MBROJTJEN E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA
- 26 qershor 2014 · 66/2014 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8488, DATË 13.5.1999, “PËR MBROJTJEN E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.