Ligj

PËR KOMPETENCAT PËR CAKTIMIN E PAGAVE TË PUNËS

Ligji nr. 8487, datë 13 maj 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 8 maj 2003.

Numri
8487
Data e miratimit
13 maj 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 17, 15 korrik 1999
Hyn në fuqi
30 korrik 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1999-07-15

LIGJ

Nr.8487, datë 13.5.1999

PËR KOMPETENCAT PËR CAKTIMIN E PAGAVE TË PUNËS

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Paga përfaqëson të ardhurat në para që punëdhënësi i jep punëmarrësit për punën e kryer

në sasi, cilësi dhe kohë. Paga përcaktohet në kontratën e punës, e cila lidhet ndërmjet

punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Neni 2

Në Republikën e Shqipërisë për caktimin e pagës, sipas përkatësisë, kanë kompetencë:

- Kuvendi;

- Këshilli i Ministrave;

- ministritë dhe institucionet e tjera qendrore dhe organet e pushtetit vendor;

- ndërmarrjet shtetërore;

- personat e tjerë juridikë a fizikë, vendas ose të huaj.

Neni 3

Në nenin 2 të këtij ligji me “ndërmarrje shtetërore” nënkuptohen ndërmarrjet me kapital

100 për qind shtetëror, që funksionojnë në mbështetje të ligjit nr.7638, datë 19.11.1992 “Për

shoqëritë tregtare”, ndërmarrjet që funksionojnë në mbështetje të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992

“Për ndërmarrjet shtetërore”, si dhe institucionet shtetërore jobuxhetore, bankat, INSIG -u dhe

institucione të tjera me kapital tërësisht shtetëror, sipas përcaktimit që do të bëjë Këshilli i

Ministrave.

Neni 4

Këshilli i Ministrave cakton pagën minimale mujore, në shkallë vendi, e cila është e

detyrueshme të zbatohet nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj.

Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 12 shtator 2002 · 8935 · Për disa ndryshime në ligjin nr.8487, datë 13.5.1999 “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”
  2. 8 maj 2003 · 9065 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8487, DATË 13.5.1999 “PËR KOMPETENCAT PËR CAKTIMIN E PAGAVE TË PUNËS”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8935, DATË 12.9.2002

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.