Ligj

PËR SHTESË LIMITI NË FONDET E KUSHTËZUARA

Ligji nr. 8490, datë 19 maj 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8490
Data e miratimit
19 maj 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 17, 15 korrik 1999
Hyn në fuqi
30 korrik 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1999-07-15

LIGJ

Nr.8490, datë 19.5.1999

PËR SHTESË LIMITI NË FONDET E KUSHTËZUARA

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ministrisë së Mbrojtjes i rritet, për vitin 1999, kufiri i përdorimit të fondeve nga të

ardhurat dhe arrin shumën 560 000 000 (pesëqind e gjashtëdhjetë milionë) lekë, sipas strukturës

së shpenzimeve si vijon:

- operative

- investime

- transferim pagese

Neni 2

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Mbrojtjes të bëjnë ndryshimet

përkatëse në zbatim të këtij ligji.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2380, datë 24.5.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.