Ligj

PËR MIRATIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË, SHOQATËS “KOMUNITETI EMANUEL” DHE CARITAS-IT SHQIPTAR PËR NGRITJEN DHE FUNKSIONIMIN E QENDRËS SOCIALE POLIVALENTE NË VAQARR, TIRANË”

Ligji nr. 8494, datë 27 maj 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8494
Data e miratimit
27 maj 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 21 korrik 1999
Hyn në fuqi
5 gusht 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 1999-07-21

LIGJ

Nr.8494, datë 27.5.1999

PËR MIRATIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË

SHQIPËRISË, SHOQATËS “KOMUNITETI EMANUEL” DHE CARITAS-IT

SHQIPTAR PËR NGRITJEN DHE FUNKSIONIMIN E QENDRËS SOCIALE

POLIVALENTE NË VAQARR, TIRANË”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.8371, datë

9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Këshillit

të Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Miratohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë, Shoqatës

“Komuniteti Emanuel” dhe CARITAS -it Shqiptar për ngritjen dhe funksionimin e Qendrës

Sociale Polivalente në Vaqarr, Tiranë” të nënshkruar më 26.1.1999.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2392, datë 7.6.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

MARRËVESHJE

NDËRMJET QEVERISË SHQIPTARE, SHOQATËS “KOMUNITETI EMMANUEL” DHE

CARITAS-IT SHQIPTAR PËR NGRITJEN DHE FUNKSIONIMIN E QENDRËS SOCIALE

POLIVALENTE NË VAQARR, TIRANË

Qeveria Shqiptare, Shoqata “Komuniteti Emmanuel” dhe Caritas-i Shqiptar

Duke pasur parasysh faktin se si rezultat i kushteve të tranzicionit në të cilën ndodhet

Shqipëria janë evidentuar një sërë problemesh sociale (varfëria, droga, alkooli etj.) të cilat

kërkojnë një ndërhyrje për zbutjen e parandalimin e tyre.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.