PËR TË HUAJT
Ligji nr. 8492, datë 27 maj 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8492
- Data e miratimit
- 27 maj 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 20, 21 korrik 1999
- Hyn në fuqi
- 5 gusht 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 1999-07-21
LIGJ
Nr.8492, datë 27.5.1999
PËR TË HUAJT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj rregullon regjimin e hyrjes, të qëndrimit, qarkullimit, punësimit të të huajve në
Republikën e Shqipërisë, si dhe të daljes së tyre prej territorit të saj.
Neni 2
Përkufizime
Në zbatim të këtij ligji termat vijuese kanë këto kuptime:
“I huaj” – është çdo person, i cili sipas legjislacionit shqiptar nuk është shtetas shqiptar;
“azilkërkues” – është çdo person i quajtur i tillë nga ligji nr.8432, datë 14.12.1998 “Për
Azilin";
“refugjat” – është çdo person i quajtur si i tillë nga ligji 8432, datë 14.12.1998 “Për
Azilin”;
“pjesëtarë të familjes” – janë:
a) Bashkëshorti ose bashkëshortja (vlefshmëria e martesës përcaktohet sipas ligjit të
vendit të lidhjes së martesës);
b)prindërit, njerku, njerka;
c)fëmijët nën 18 vjeç, të pamartuar dhe që bashkëjetojnë me prindërit;
ç) anëtarë të tjerë të familjes të cilët bashkëjetojnë ligjërisht;
“vizë” – është autorizim zyrtar i lëshuar nga autoritetet shqiptare një të huaji, për të hyrë
në Republikën e Shqipërisë;
“kërkesë paraprake e detyruar për vizë” – nënkupton kërkesën e shtetasit të huaj për të
marrë vizën para se të paraqitet në kufirin e Republikës së Shqipërisë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.