PËR FUNKSIONIMIN E ORGANEVE KOLEGJIALE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE ENTEVE PUBLIKE
Ligji nr. 8480, datë 27 maj 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8480
- Data e miratimit
- 27 maj 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 19, 20 korrik 1999
- Hyn në fuqi
- 4 gusht 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 1999-07-20
LIGJ
Nr.8480, datë 27.5.1999
PËR FUNKSIONIMIN E ORGANEVE KOLEGJIALE TË ADMINISTRATËS
SHTETËRORE DHE ENTEVE PUBLIKE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Përkufizime
Organe kolegjiale të administratës shtetërore dhe të enteve publike në kuptimin e këtij
ligji, do të quhen të gjitha ato subjekte të së drejtës publike të cilat e ushtrojnë veprimtarinë e tyre
ekzekutive vendimarrëse në mënyrë kolegjiale.
Me ent publik për qëllimet e këtij ligji do të kuptohet çdo subjekt i së drejtës publike
joshtetëror, i krijuar me ligj dhe që synon realizimin e një interesi publik.
Neni 2
Kryetari dhe sekretari
1. Çdo organ kolegjial ka një kryetar dhe një sekretar, të cilët zgjidhen nga anëtarët e këtij
organi, me përjashtim të rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe.
2. Kryetari i organit kolegjial, përveç funksioneve të tjera, drejton mbledhjen e tij, drejton
diskutimet dhe siguron zbatimin e ligjit dhe marrjen e vendimeve të drejta.
3. Kryetari mund të shtyjë ose të mbyllë mbledhjen përpara kohe, në rastet kur situata e
përligj këtë veprim. Në këto raste duhet të merret një vendim i arsyetuar, i cili do të pasqyrohet në
procesverbalin e mbledhjes.
4. Kryetari ose çdo anëtar tjetër i organit kolegjial ka të drejtë të bëjë ankime në gjykatë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.