Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8116, DATË 29.3.1996 “KODI I PROCEDURËS CIVILE”

Ligji nr. 8491, datë 27 maj 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8491
Data e miratimit
27 maj 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 21 korrik 1999
Hyn në fuqi
5 gusht 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 1999-07-21

LIGJ

Nr.8491, datë 27.5.1999

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8116, DATË 29.3.1996 “KODI I PROCEDURËS

CIVILE”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin 8116, datë 29.3.1996 bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 325 ndryshohet si vijon:

“Padia, sipas nenit 324 të këtij Kodi, mund të ngrihet kur paditësi argumenton se akti

administrativ është i paligjshëm dhe se atij i cenohen interesat dhe të drejtat e tij në mënyrë të

drejtpërdrejtë ose tërthorazi, individualisht ose në mënyrë kolektive.

Padisë, për gjykimin e një akti administrativ, i bashkëlidhet një kopje e aktit administrativ

që kundërshtohet dhe çdo dokument tjetër provues.

Kërkimi i shpërblimit të dëmit të shkaktuar nga akti administrativ i kundërligjshëm mund

të kërkohet sipas rregullave të përgjithshme edhe me padi të veçantë.”

Neni 2

Në nenin 326 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“- urdhrat me karakter ushtarak, në kohë paqeje ose lufte, që lidhen me gatishmërinë ose

veprimet luftarake.”

Neni 3

Në nenin 331 shtohen dy paragrafë me këtë përmbajtje:

“- detyrimin e organit përkatës, për të nxjerrë një akt administrativ, në përputhje me ligjin

ose për marrjen e masave për rivendosjen e së drejtës së cenuar;

- saktësimin e të drejtave dhe detyrimeve ndërmjet paditësit dhe organit administrativ në

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.