Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT PËR STATUSIN E ZYRËS SË SEKRETARIATIT TË KËSHILLIT TË EUROPËS NË TIRANË”

Ligji nr. 8495, datë 3 qershor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8495
Data e miratimit
3 qershor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 22 korrik 1999
Hyn në fuqi
6 gusht 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 1999-07-22

LIGJ

Nr.8495, datë 3.6.1999

PËR RATIFIKIMIN E “MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT PËR STATUSIN E

ZYRËS SË SEKRETARIATIT TË KËSHILLIT TË EUROPËS NË TIRANË”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe të nenit 121 të Kushtetutës, si dhe të ligjit

nr.8371, datë 9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me

propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Memorandumi i mirëkuptimit për statusin e zyrës së Sekretariatit të Këshillit

të Europës në Tiranë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2387, datë 7.6.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

MEMORANDUM MIRËKUPTIMI NË LIDHJE ME STATUSIN E ZYRËS SË

SEKRETARIATIT TË KËSHILLIT TË EUROPËS NË TIRANË

Marrëveshja e propozuar, që është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave të

Republikës së Shqipërisë më 26 tetor 1998, është si më poshtë:

1. Republika e Shqipërisë do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar

mbrojtjen e plotë, sigurinë dhe sigurimin e zyrtarëve të Këshillit të Europës, si dhe lokalet dhe

mjetet të vëna në dispozicion të Zyrës së Sekretariatit të Këshillit të Europës.

2. Zyra e Sekretariatit të Këshillit të Europës dhe zyrtarët e Organizatës të caktuar me

detyrë në Republikën e Shqipërisë do të gëzojnë privilegjet dhe imunitetet e parashikuara në

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.