Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS KUADËR TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MBROJTJEN E MINORITETEVE”

Ligji nr. 8496, datë 3 qershor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8496
Data e miratimit
3 qershor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 22 korrik 1999
Hyn në fuqi
6 gusht 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 1999-07-22

LIGJ

Nr.8496, datë 3.6.1999

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS KUADËR TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR

MBROJTJEN E MINORITETEVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe të nenit 121 të Kushtetutës, si dhe të ligjit

nr.8371, datë 9.7.1998 “Për lidhjen e traktat eve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me

propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Konventa kuadër e Këshillit të Europës për mbrojtjen e minoriteteve”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2396, datë 18.6.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

KONVENTA KUADËR PËR MBROJTJEN E MINORITETEVE

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe shtetet e tjera nënshkruese të kësaj Konvente

kuadër,

Duke menduar se synimi i Këshillit të Europës është arritja e një uniteti më të madh

ndërmjet anëtarëve të vet, me qëllim që të mbrojnë dhe realizojnë idealet dhe parimet, që

përbëjnë trashëgiminë e tyre të përbashkët;

Duke gjykuar se njëra prej metodave për arritjen e këtij qëllimi është ruajtja dhe realizimi

i mëtejshëm i të drejtave të njeriut dhe i lirive themelore;

Duke dashur që të zbatojnë deklaratën e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të

shteteve, anëtare të Këshillit të Europës, miratuar në Vjenë më 9 tetor 1993;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.