Ligj

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS “PËR NDIHMËN E NDËRSJELLË JURIDIKE NË FUSHËN PENALE” DHE PROTOKOLLIN E SAJ SHTESË

Ligji nr. 8498, datë 10 qershor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 22 maj 2006.

Numri
8498
Data e miratimit
10 qershor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 22 korrik 1999
Hyn në fuqi
6 gusht 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 1999-07-22

LIGJ

Nr.8498, datë 10.6.1999

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS “PËR NDIHMËN E

NDËRSJELLË JURIDIKE NË FUSHËN PENALE” DHE PROTOKOLLIN E SAJ

SHTESË

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet Konventa e Këshillit të Europës “Për ndihmën e ndërsjellë juridike në fushën

penale” të datës 20 prill 1957 dhe të protokollit të saj shtesë të datës 17 mars 1997 me rezervat

dhe deklarimet e parashikuara në këtë ligj.

Neni 2

Lidhur me Konventën, pala shqiptare shpreh këto rezerva:

1. Sekuestrimi, konfiskimi i sendeve dhe ekzekutimi i kërkesave të tilla do të bëhen

vetëm në kushtet e parashikuara në nenin 5 pika 1 shkronja “a” dhe “c”.

Lidhur me Konventën, pala shqiptare deklaron se:

1. në zbatim të nenit 15 pika 6 duhet që një kopje e të gjitha kërkesave për ndihmë

juridike, të komunikuara drejtpërdrejt ndërmjet autoriteteve gjyqësore, si dhe të akteve

shoqëruese t’i dërgohen, në të njëjtën kohë, edhe Ministrisë së Drejtësisë;

2. lidhur me nenin 16 paragrafi 2, kërkesa dhe aktet, të cilat i bashkëlidhen asaj, duhet të

shoqërohen me një përkthim në njërën nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Europës, në rastet kur për

këtë nuk ka një marrëveshje të ndryshme reciprociteti;

3. autoritet gjyqësor, në kuptim të nenit 24 të kësaj Konvente, është Ministria e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 22 maj 2006 · 9539 · Për disa ndryshime në ligjin nr.8498, datë 10.6.1999 “Për ratifikimin e “Konventës së Këshillit të Europës për ndihmë të ndërsjellë juridike në fushën penale” dhe të protokollit të saj shtesë”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.