Ligj

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS “PËR TRANSFERIMIN E PROCEDIMEVE NË ÇËSHTJET PENALE”

Ligji nr. 8497, datë 10 qershor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8497
Data e miratimit
10 qershor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 22 korrik 1999
Hyn në fuqi
6 gusht 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 1999-07-22

LIGJ

Nr.8497, datë 10.6.1999

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS “PËR

TRANSFERIMIN E PROCEDIMEVE NË ÇËSHTJET PENALE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet Konventa e Këshillit të Europës “Për transferimin e procedimeve në çështjet

penale”, me deklarimet dhe rezervimet e bëra në këtë ligj.

Neni 2

Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 të Konventës, Republika e Shqipërisë deklaron se

kërkesat në çdo dokument tjetër, që lidhet me to, në qoftë se nuk janë paraqitur në njërën nga

gjuhët zyrtare të Këshillit të Europës, duhet të shoqërohen me një përkthim në gjuhën shqipe ose

në njërën nga ato gjuhë.

Neni 3

Lidhur me Shtojcën II paragrafi i dytë, për qëllim të kësaj Konvente, “shtetas” do të

kuptohen edhe personat pa shtetësi që kanë banim të përhershëm në Shqipëri, si dhe ata që

mbajnë dy shtetësi, ku njëra është shqiptare.

Neni 4

Duke ndjekur nenin 41 dhe Shtojcën I të Konventës, Republika e Shqipërisë do të

refuzojë procedimet për rastet e shkronjave “a”, “b” dhe “g”.

Neni 5

Republika e Shqipërisë refuzon të zbatojë nenet 22 dhe 23 të Konventës.

Neni 6

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2400, datë 29.6.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.