PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8097, DATË 21.3.1996 “PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”
Ligji nr. 8500, datë 10 qershor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8500
- Data e miratimit
- 10 qershor 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 26 korrik 1999
- Hyn në fuqi
- 10 gusht 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 1999-07-26
LIGJ
Nr.8500, datë 10.6.1999
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8097, DATË 21.3.1996 “PËR PENSIONET
SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË KRYEJNË FUNKSIONE
KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në nenin 1 të ligjit nr.8097, datë 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të
personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, pikat 8 dhe 9
riformulohen si vijon:
“8. Në termin “Grupi i parë” do të përfshihen:
a) Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Këshillit të Ministrave,
Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, ministrat, Zëvendëskryetari i Kuvendit dhe të barazuar
me ligj me ta, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i
Përgjithshëm dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
b) Deputetët e Kuvendit, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtarët e
Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, si dhe Avokati i Popullit.”
“9. Në termin “Grupi i dytë” do të përfshihen:
a) Sekretarët e Shtetit, zëvendësministrat, zëvendësprokurorët e Përgjithshëm, si dhe
personat e tjerë të barazuar me ta, sekretarët e përgjithshëm dhe funksionarët politikë pranë
Presidentit, Kuvendit, Këshillit të Ministrave, ministrive, institucioneve qendrore, prefekturave,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.