Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8405, DATË 17.9.1998 “PËR URBANISTIKËN”

Ligji nr. 8501, datë 16 qershor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8501
Data e miratimit
16 qershor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 21 korrik 1999
Hyn në fuqi
5 gusht 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 1999-07-21

LIGJ

Nr.8501, datë 16.6.1999

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8405, DATË 17.9.1998 “PËR

URBANISTIKËN”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 6 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Në rastet e domosdoshme, miratimi i studimeve dhe ndërtimeve në tokat bujqësore të

kategorisë së parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe në zonat e mbrojtura natyrore bëhet vetëm me

vendim të KRRTRSH-së.”

Neni 2

Neni 51 riformulohet:

“Personi fizik dhe juridik, përpara marrjes së dokumentit të lejes së ndërtimit, duhet të

paguajë 1 për qind të vlerës së investimit që do të kryejë sipas preventivit të objektit. Ky fond

depozitohet për llogari të financimit të studimeve urbanistike në pushtetin vendor.

Gjithashtu, personi fizik dhe juridik, përpara marrjes së dokumentit të lejes së ndërtimit,

duhet të paguajë lidhur me shfrytëzimin e rrjetit inxhinierik ekzistues të ujësjellësit, kanalizimeve,

elektrikut, telefonisë, rrugëve etj.: 1 për qind të vlerës së investimit sipas preventivit. Ky fond

përdoret për rikonstruksionin e rrjeteve të infrastrukturës nga organet e pushtetit vendor.

Pagesa bëhet menjëherë në seksionin e financës së këshillit të rrethit apo qytetit të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.