Ligj

PËR KRIJIMIN E QENDRËS SË PUBLIKIMEVE ZYRTARE

Ligji nr. 8502, datë 30 qershor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 26 qershor 2003.

Numri
8502
Data e miratimit
30 qershor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 22, 26 korrik 1999
Hyn në fuqi
1 dhjetor 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 1999-07-26

LIGJ

Nr.8502, datë 30.6.1999

PËR KRIJIMIN E QENDRËS SË PUBLIKIMEVE ZYRTARE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Objekti dhe qëllimi i Qendrës

Krijohet Qendra e Publikimeve Zyrtare në Republikën e Shqipërisë, e cila më poshtë do

të cilësohet “Qendra”. Qendra është institucion shtetëror në rang drejtorie në varësi të Ministrisë

së Drejtësisë.

Përveç rasteve të parashikuara shprehimisht në Kushtetutë, Qendra, nëpërmjet botimit të

Fletores Zyrtare, bën të mundur që të marrin fuqi juridike ligjet, aktet normative të Këshillit të

Ministrave, të ministrave dhe të institucioneve të tjera qendrore.

Qendra me anë të botimeve dhe publikimeve synon njohjen nga organet dhe institucionet

shtetërore, personat juridikë dhe fizikë, vendas dhe të huaj, si dhe nga individët, të ligjeve, të

akteve normative dhe dokumenteve të rëndësishme të organeve shtetërore, nga të cilat rrjedhin të

drejta dhe detyrime, si dhe të teksteve dhe literaturës juridike, në shërbim të mbrojtjes të të

drejtave dhe interesave të tyre, të forcimit të rendit juridik dhe kushtetues.

Botimet e Qendrës

Neni 2

Qendra boton:

a) Ligjet, dekretet e Presidentit të Republikës, aktet normative të Këshillit të Ministrave,

të ministrave, të institucioneve të tjera qendrore, vendimet e Gjykatës Kushtetuese së bashku me

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 26 qershor 2003 · 9091 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8502, DATË 30.6.1999 "PËR KRIJIMIN E QENDRËS SË PUBLIKIMEVE ZYRTARE"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.