Ligj

PËR PËRDORIMIN E PËRKOHSHËM TË TOKËS BUJQËSORE SHTETËRORE PËR NDËRTIMIN E KAMPINGJEVE PËR STREHIMIN E POPULLATËS SË DËBUAR FORCËRISHT NGA KOSOVA

Ligji nr. 8504, datë 30 qershor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8504
Data e miratimit
30 qershor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 22, 26 korrik 1999
Hyn në fuqi
10 gusht 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 1999-07-26

LIGJ

Nr.8504, datë 30.6.1999

PËR PËRDORIMIN E PËRKOHSHËM TË TOKËS BUJQËSORE SHTETËRORE PËR

NDËRTIMIN E KAMPINGJEVE PËR STREHIMIN E POPULLATËS SË DËBUAR

FORCËRISHT NGA KOSOVA

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Qëllimi i këtij ligji është të mundësojë vënien në dispozicion për përdorim të përkohshëm

të tokës bujqësore shtetërore për ndërtimin e kampingjeve për strehimin e popul latës së dëbuar

nga Kosova.

Neni 2

Lejohet ndërtimi i kampingjeve të përkohshme për strehimin e popullsisë së dëbuar

forcërisht nga Kosova në tokat bujqësore shtetërore, që janë objekt i ligjit nr.8318, datë 1.4.1998

“Për dhënien me qira të tokës bujqëso re, pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri

shtetërore”.

Neni 3

Procedurat e caktimit dhe miratimi i sipërfaqeve të tokës bujqësore shtetërore për

ndërtimin e kampingjeve të përkohshme dhe të rehabilitimit të saj pas mbylljes së kampingjeve,

përcaktohen me vendimin e Këshillit të Ministrave.

Neni 4

Ky ligji i shtrin efektet e tij nga data 24.3.1999 e në vazhdim.

Neni 5

Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji.

Neni 6

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2410 datë 14.7.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.