PËR PËRGJEGJËSINË JASHTËKONTRAKTORE TË ORGANEVE TË DMINISTRATËS SHTETËRORE
Ligji nr. 8510, datë 15 korrik 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 23 tetor 2008.
- Numri
- 8510
- Data e miratimit
- 15 korrik 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 4 shtator 1999
- Hyn në fuqi
- 19 shtator 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1999-09-04
LIGJ
Nr.8510, datë 15.7.1999
PËR PËRGJEGJËSINË JASHTËKONTRAKTORE TË ORGANEVE TË
DMINISTRATËS SHTETËRORE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME DHE PËRKUFIZIME
Neni 1
Përgjegjësia jashtëkontraktore e organeve të administratës shtetërore
Organet e administratës shtetërore përgjigjen për dëmet pasurore dhe jopasurore
jashtëkontraktore, që u shkaktojnë personave fizikë a juridikë, privatë, vendas a të huaj.
Përgjegjësia jashtëkontraktore e organeve të administratës shtetërore rregullohet me
dispozitat e këtij ligji dhe të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Përkufizime
Për qëllimet e këtij ligji termat e mëposhtëm kanë kuptimet si vijon:
“Përgjegjësi jashtëkontraktore e organeve të administratës shtetërore” kuptohet detyrimi i
organeve të administratës shtetërore për të shpërblyer dëmin që këto të fundit i kanë shkaktuar
interesave të personave privatë në ushtrim e sipër të funksioneve të tyre publike.
“Rrezik i vazhdueshëm” kuptohet mundësia e përhershme për të shkaktuar dëm, si
rezultat i veprimeve ose mosveprimeve të administratës shtetërore.
“Mjete teknike” kuptohen mjete të tilla si semafor ët, tabelat e qarkullimit rrugor,
ndriçuesit për rregullimin e trafikut ajror, detar etj.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 23 tetor 2008 · 10005 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8510, DATË 15.7.1999 “PËR PËRGJEGJËSINË JASHTËKONTRAKTORE TË ORGANEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.