PËR RATIFIKIMIN E “AMENDAMENTIT TË KATËRT TË MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR”
Ligji nr. 8514, datë 15 korrik 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8514
- Data e miratimit
- 15 korrik 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 4 shtator 1999
- Hyn në fuqi
- 19 shtator 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1999-09-04
LIGJ
Nr.8514, datë 15.7.1999
PËR RATIFIKIMIN E “AMENDAMENTIT TË KATËRT TË MARRËVESHJES
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT MONETAR
NDËRKOMBËTAR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet “Amendamenti i katërt i Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe
Fondit Monetar Ndërkombëtar”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2428, datë 22.7.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
AMENDAMENTI I KATËRT I PROPOZUAR I NENEVE TË MARRËVESHJES TË FONDIT
MONETAR NDËRKOMBËTAR
Qeveritë në emër të të cilave kjo Marrëveshje është nëns hkruar, bien dakord si më
poshtë:
1.Teksi i nenit XV, Seksioni 1 do të ndryshojë si më poshtë vijon:
(a) Për të arritur nevojën, ashtu dhe kur ajo shfaqet, për një suplement të rezervës të
aseteve ekzistuese, Fondi është i autorizuar të shpërndajë të drej tat e tërheqjes speciale në
përputhje me klauzolat e nenit XVIII për anëtarët që janë pjesëmarrës në Departamentin e të
drejtave të Tërheqjes Speciale.
(b) Përveç kësaj, Fondi do të shpërndajë të drejtat e tërheqjes speciale për anëtarët që janë
pjesëmarrës në Departamentin e të Drejtave të Tërheqjes Speciale në përputhje me klauzolat e
Skedulit M.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.